TRAGJIKE /Kishte ditën e parë të punës si kamarier, plumbat i morën jetën 20-vjeçarit në Velipojë

Kjo tragjedi nis e bëhet më e trishtë akoma edhe më shumë teksa detaje të reja zbulohen nga masakra e Velipojës. Në mesin e viktimave në Velipojë, është edhe Myzerim Zeneli vetëm 20-vjeç. I riu për fatin e tij tragjik, dje kishte nisur punë si kamarier në Hotel Gocaj, dhe fatkeqësisht dita e parë e punës e tij do të ishte edhe dita e fundit e jetës për të. Ai ka qenë aty në momentin kur dy familjet Ferracaku dhe Gocaj janë konfliktuar me armë ndërkohë që si pasojë e plagëve nuk ka mundur të mbijetojë .


Dita e parë dhe e fundit, fotoja e 20 vjeçarit të vrarë i veshur si shef kuzhine

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.