Sherri mes biznesmenëve për shezllonat/ Oborri u la në gjak,humbin jetën 4 persona…

Një sherr për shezlongë dyshohet se ka degjeneruar në përplasje me armë, rreth orës 00:30 në Pulaj Plazh, Velipojë, ku si pasojë 4 persona mbeten të vrarë dhe 2 të plagosur.Viktima të këtij konflikti kanë mbetur shtetasit Kujtim Ferracaku 59 vjeç, Xhovani Gocaj 25 vjeç, Edmond Gocaj 38 vjeç dhe Myzerim Zeneli 20 vjeç.


Si dhe janë plagosur shtetasit Hasan Ferracaku 54 vjeç dhe Elmilind Dyli 17 vjeç, të cilët dyshohen si autorë të përfshirë në konfliktin e armatosur. Mësohet se kanë qenë Ferracakët ata që kanë shkuar për sqarim pas mesnate tek Gocaj, bizneset e të cilëve janë 50 m larg njëri-tjetrit. Ata janë konfliktuar pas sherrit për shezlongët e hoteleve të tyre, teksa sherri ka degjeneruar në shkrepjen e armëve, duke e kthyer oborrin e hotelit Gocaj në një skenë krimi të larë në gjak.

Sipas Drejtorit të Policisë Shkodër, ngjarja ka ndodhur pranë hotel ‘Gocaj’ dhe është sekuestruar një pistoletë. Gjithashtu ai bëri me dije se, është përdorur më shume se një armë dhe shumë shpejt pritet të ketë të arrestuar.

Ngjarja e rëndë që tronditi gjithë vendin ka shokuar më së shumti turistët të cilët kishin zgjedhur Velipojën për të pushuar dhe kanë dëgjuar gjithçka. Padyshim që një ngjarje e tillë makabre prish jashtëzakonisht imazhin e turizmit në vendin tonë dhe i detyron pushuesit të largohen e të mos kthehen më, ku çdo verë del nga një skenë e re e popullit shqiptar që bëhet virale edhe në botë.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.