Ne lule te rinisë / Emigranti 27-vjecar humb jetën pasi punoi për katër orë në diell në Itali

Një emigrant 27 vjeçar, me origjinë nga Mali, gjeti vdekjen pasi kishte punuar për të paktën 4 orë në diell në fushat e Turturanos, në Brindisi.Trupi pa jetë u gjet nga një drejtues automjeti në anë të rrugës që lidh Turturano me Brindisin. Biçikleta që përdorte emigranti për të lëvizur u gjet e mbështetur pas një muri.Viktima ishte resident në Eboli (Salerno), ndërsa kishte mbërritur në Brindisi prej tre ditësh, për të punuar në fusha.


Ai u ndie keq pasi kishte mbaruar turnin e tij prej 4 orësh, duke prashitur në fushat e Turturanos për një pagë prej 6 euro ora.Kjo ngjarje ka detyruar kryetarin bashkisë së Brindisit të ndalojë zhvillimin e çdo pune në fusha gjatë orëve më të nxehta të ditës, duke nxjerrë një urdhër për këtë çështje.

˝Puna nuk mund të jetë shfrytëzim, por duhet të respektojë dinjitetin e njerëzve dhe sigurinë e tyre˝, tha kryebashkiaku i Brindisit, citojnë mediat italiane.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.