Aksidentet rrugore/ Çuçi: Hetim pasurie për drejtuesit me makina luksoze

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi është duke dhënë një konferencë për mediat, pas ngjarjeve të fundit kriminale dhe vrasjeve në vend. Ai e drejtoi gishin nga gjyqtarët që sipas tij lirojnë nga burgu personat që kapen nga Policia me armë pa leje.Në lidhje me dy ngjarjet e rënda ai ka thënë se Policia e Shtetit nuk mund të ndjekë çdo makinë dhe se nuk mund të ndal çdo sherr që ndodh mes fqinjëve pas mesnatës .


“Policia e Shtetit as nuk ndjek çdo makinë dhe as nuk mund të parandalojë një sherr në orën 1 të natës mes dy fqinjëve. Dy raste kërkojnë reflektim nga të gjithë përfshirë këtu edhe policinë e shtetit. Policisë do ti vëmë në dispozicion edhe dronët super inteligjent. Policia ndalon dhe nuk dënon shkelës kriminelë. Nga muaj i fundit ne kemi shtrënguar masat e armëve pa leja. Janë ndaluar tre persona së fundmi me precedencë penale”-tha Çuçi.

Ai paralajmëroi ndryshime në nivel drejtorishë dhe komisariatesh.

Policia ka të meta, po përgatitemi për një fazë të re të reformës së policisë së shtetit.Brenda kësaj jave do të nisin ndryshimet në drejtoritë në nivel qarku. Ky ndyshim do të shtrihet dhe në nivel komisariatesh .Po ashtu do të krijojmë një kuadër rregullatori të ri për të futur në hetim pasurinë të drejtuesve të makinave të shtrenjta që kanë përsëritje të shkeljeve ligjore në qarkullim.


Me ndryshimet e reja, sipas tij ,shumë shpejt të gjithë do të ndjejnë ndyshimin e Policisë.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.