Nëna e Silvanës prek me fjalën e saj: “Vajza erdhi tek prindërit dhe i la kockat nga një fëmijë, dhe babai i tij s’më ka thënë një llaf

Nëna e Silvanës preku me fjalën e saj, duke u shprehur se është e helmuar dhe vrarë shpirtërisht, ndërsa kërkoi drejtësi për ngjarjen.


“Oh çfarë më bëre! Oh Zot. Preke atë fëmijë, ça më bere. 3 vajza dhe një djalë, ça më bere?! Ku janë vajzat e mia, ku është djali im. Jam v ërarë shumë shpirtërisht. Bëj thirrje të gjithë popullit ngado që janë, nënave, baballarëve, ju lutem shumë për këta çuna që i lënë të bredhin vend e pa vend, që të marrim jetën e fëmijëve që i kemi rritur me halle. I lutem shumë qeverisë që të marrin masa, se 4 fëmijët sot po hanë dhe. Nëna ka 5 ditë që është helmuar dhe tërë jetën e helmuar. Më mbyllën derën e vajzës. Vajza ime erdhi tek prindërit me pushime, si gjithë emigrantët dhe i la kockat nga një fëmijë, i cili nuk është djalë i edukuar. Sepse ai djalë nuk e meriton që të jetë djalë nënë dhe babai pasi nëse është me norma, të vëri dorën në zemër dhe t’i thoshte kësaj nënë një llaf. Ka 5 ditë që më kanë vdekur fëmijët dhe nuk më kanë thënë një llaf”, tha nëna e të ndjerës.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.