Një 60-vjeçar shqiptar u vra ditën e sotme në kryqëzimin e rrugës des Frères Eberts dhe rrugës Livio në Strasburg. Policia ka njoftuar se në lidhje me këtë ngjarje janë shpallur në kërkim dy burra rreth të 30-tave, dhe ka dyshime se njëri prej tyre ishte vrasësi dhe tjetri kishte rolin e shoferit. Ndërsa dyshimet paraprake janë se kjo ngjarje e rëndë ka ndodhur për larje hesapesh mes bandave shqiptare në Francë. Youssef një dëshmitar në vendngjarje tregoi se në momentin që ndodhi vrasja ai pa një burrë të shtrirë në tokë
Unë parkova në orën 9.15 të mëngjesit ndërsa pashë në anën tjetër të rrugës një burrë të shtrirë në tokë dhe tre mjekë të cilët po përpiqeshin ta ringjallnin burrin e shtrirë në tokë. Kemi dëgjuar të shtëna armësh. Gjithçka ndodhi shumë shpejt.

Viktima thuhet se u qëllua me një plumb në kokë dhe një tjetër në gjoks. Një dëshmitar tjetër tha se ndodheshin në lokal kur ndodhi vrasja, ndërsa policia u tha që të mos dilnin jashta.

Pasi dëgjova një zhurmë të madhe mendova se kishte rënë një paletë e madhe, kur një person me një pallto të bardhë erdhi të na shihte të na tha: Mos dilni, ka ndodhur një vrasje. Policia më thirri të më kërkoi imazhet e kamerave të vendosur në parkingun tim. asi dëgjova një zhurmë të madhe mendova se kishte rënë një paletë e madhe, kur një person me një pallto të bardhë erdhi të na shihte të na tha: Mos dilni, ka ndodhur një vrasje. Policia më thirri të më kërkoi imazhet e kamerave të vendosur në parkingun tim.
