Ngjarja që shokoi Athinën/ Theri gruan sepse ishte xheloz ,kush është babai i një djali 10 vjeç (Detaje)

Mediat greke kanë publikuar detaje të reja …. zbardhur nga vrasja makabre e shqiptares në lagjen Dhafni në Athinë nga bashkëshorti i saj. 31-vjeçarja nga Elbasani nuk mundi t’i shpëtonte plagëve, pasi autori i preu fytin me thikën e mishit që përdorte në lokal. Anisa dhe Florand Sheu prej kohësh kishin në debate mes tyre, ndërsa shkaku kryesor ishte xhelozia e tij. I pyetur nga policia, ai deklaroi se e vrau bashkëshorten për shkak të xhelozisë. 40-vjeçari para një muaj ishte thirrur nga policia pas debateve që kishin, por ata ishte mjaftuar vetëm në një këshillim për të ulur tonet. Viktima u gjet në banesë në një pellg gjaku me shumë shenja thike në trup.


Mësohet se çifti i shqiptarëve ka një djalë 10 vjeç, ndërsa autori nga Buzi i Tepelenës ka një lokal në Athinë. Para një viti lokali ishte mbyllur për 1 muaj mbas një sherri që çifti kishte bërë brenda biznesit. Mediat greke raportojnë se nga raporti mjeko-ligjor rezulton se gruaja ka dy goditje me thikë në pjesën e qafës. Goditjet ishin fatale, pasi shqiptari e ka goditur me një thikë 28 cm të gjatë. Nga hetimet rezulton se 31-vjeçarja nuk ka shenja mbrojtjeje në trup nga një përleshjeje dhe nuk përjashtohet mundësia që ajo të jetë vrarë në gjumë.

Mësohet se shqiptarja ishte nënë e një fëmije 10-vjeçar. Fqinjët e çiftit shqiptar kishin bërë disa herë denoncime në Polici, ku e akuzonin 40-vjeçarin për dhunë në familje dhe sjellje abuzive ndaj 31-vjeçares, por dy efektivët ishin “të shurdhët” ndaj thirjeve të tyre. Pas krimit, Florand Shehu u dorëzua vetë në Polici, ku rrëfeu se e vrau bashkëshorten për shkak se ishte shumë xheloze për të. Policia shkoi menjëherë në apartamentin e katit të tretë në lagjen Dhafni të Athinës, ku banonte çifti dhe kanë gjetur gruan fatkeqe në shtrat, të mbuluar nga një pellg i madh gjaku.


Ngjarja që tronditi Janinën/ Ja pamjet nga shtëpia ku nipi mbante trupin e pajetë të tezes…për t’i marrë pensionin mujor (FOTO)

Mediat në Greqi kanë publikuar pamje nga banesa ku u gjet e pajetë e moshuara që mbahej e fshehur nga nipi i saj 55-vjeçar. Bëhet fjalë për ngjarjen që tronditi Janinën mëngjesin e sotëm pasi policia gjeti trupin e pajetë të një 69-vjeçareje duke u dekompozuar në bodrumin e banesës. I nipi e kishte mbështjellë trupin dhe e kishte futur në një valixhe, të cilën e kishte vulosur me ngjitës në mënyrë që të shmangte qarkullimin e aromës së rëndë.

Dyshimet u ngritën nga fqinjët që raportuan se prej disa muajsh e moshuara nuk ishte parë në zonë.

Viktima sipas policisë ka vdekur për shkaqe patologjike 2-3 muaj më parë ndërsa nipi 55-vjeçare u arrestua, pasi akuzohet se nuk e ka raportuar vdekjen e saj në mënyrë që t’i merrte pensionin.

Siç raportojnë mediat në Greqi, nipi i të moshuarës nuk është një personazh i panjohur për autoritetet. Ai njihet për një grabitje dhe tentative vrasjeje të kryer në mesin e viteve 1980. Ai ka bërë tre vite burg dhe është arratisur në vitin 1992. Në vitin 2006 ai u arrestua dhe u dërgua në burg për të vuajtur pjesën e mbetur të dënimit. Ndaj tij ka pasur edhe akuza për përdhunim.

‘Qebapa direkt nga Kosova’ /Dua Lipa publikon fotografi teksa shijon ushqimin dhe pushimet në bregdetin shqiptar

Këngëtarja shqiptare më famë botërore, Dua Lipa, është duke shijuar pushimet në bregdetin shqiptar së bashku me familjeb.Dua është mjaftë aktive në rrjete sociale, ku vazhdimisht publikon fotografi e video nga jeta e saj e përditshme.Mbrëmë këngëtarja ka treguar se edhe në Shqipëri po kënaqet edhe me ushqime kosovare, teksa ka shkrepur foto duke treguar se po i shijojnë qebapat kosovar.


“Nuk kam asnjë dëshirë të jetoj në Shqipëri” /Olta Gixhari intervistë me fansat

Aktorja e dashur për publikun, Olta Gixhari, është mjaft aktive në rrjetet e saj sociale. Përveç postimeve provokuese apo fotot me djalin, ajo herë pas here bën edhe bashkëbisedime me fansat e shumtë. Këta të fundit janë kuriozë që të dinë sa më shumë rreth partnerit të aktores dhe duan a njohin, pasi ajo asnjëherë nuk e ka treguar portretin e tij. Madje një nga pyetjet që i kanë bërë ndjekësit ka qenë pikërisht se pse nuk tregon portretin e tij dhe të djalit.


Olta me shaka shkruan se nuk e lë burri, edhe pse më herët ka treguar se ai nuk është person publik dhe nuk ka dëshirë që të jetë i tillë. E duke qenë se ka disa kohë që jeton në Spanjë, fansat e saj duan të dinë se ku është më mirë jetesa. Madje e pyesin edhe nëse ajo në një të ardhme mund të rikthehet në Shqipëri.

Për të ditur përgjigjet e Oltës, lexoni “intervistën” e saj të bërë nga ndjekësit në “Instagram”:

Me kë jeton?

Me partnerin tim dhe djalin tonë

Si është jeta në Spanjë, domethënë e shtrenjtë apo e lirë?

Më duket më lirë se në Shqipëri

Pse nuk e shfaq portretin e çunit si të gjithë vipat apo ta marrin sysh, ta kesh me jetë.

Nuk më lë burri ta shfaq as atë dhe as çunin. Na marrin m’sysh më thotë

Po mendoni për një fëmijë të dytë?

Po, së shpejti

Pse e le Shqipërinë?

E lashë Shqipërinë se u dashurova, por tani mendoj se është më mirë të jetoj në Spanjë dhe të rris djalin këtu.

Do jetosh në Spanjë apo do e ndërtosh jetën në Shqipëri në të ardhmen?

Tani për tani nuk kam asnjë dëshirë të jetoj në Shqipëri


Faqja e UEFA-s reklamon ‘Air Albania’/ Pyet tifozët ku gjendet ky stadium që pret finalen e Ligës së Konferencës…?

Faqja zyrtare e Ligës së Evropës postimin e fundit në rrjetet sociale ia ka kushtuar stadiumin kombëtar shqiptar “Air Albania”. Drejtuesit e UEFA-s vendosen ta zgjedhin stadiumin kombëtar shqiptar si organizator të finales së parë të garës më të re evropiane, Liga e Konferencë.

Air Albania do të organizojë finalen e parë të Ligës së Konferencës më 25 maj … Por KU është?”, shkruan në postimin e faqes zyrtare te UEFA-s

Stadiumi ka një kapacitet prej 22,500 vendesh dhe eshte stadiumin më të madh në vënd.


Covid në Greqi/ Varianti delta rrit infektimet,ja sa raste janë rregjistruar…

Në 24 orët e fundit, Greqia ka regjistruar 2.760 raste të reja me COVID-19. Varianti Delta po jep efektet në vendin fqinj teksa piku pritet të arrihet në mes të muajit gusht.Në këtë ditë të fundit të korrikut ra në sy rritja e viktimave. 17 pacientë humbën jetën nga COVID-19. Atika vijon ti prijë rasteve të reja me 948 të infektuar, ndjekur nga Selaniku me 258.

Vendi në flakë prej ditësh/ Reagon për herë të parë Niko Peleshi: “8 vatra aktive,në zonat problematike të angazhuar mjetet e trupat e Forcave të Armatosura

Teksa prej ditësh vendi ynë është i ‘pushuar’ nga vatra aktive zjarri, Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, thotë se aktive në vend janë 8 vatra zjarri, ndërsa shton se në zonat ku situata paraqitet më kritike, duke përmendur Karaburunin, Përmetin e Fierin, janë angazhuar mjetet dhe trupat e Forcave të Armatosura.Peleshi apelon për vëmendje të shtuar në komunitet si dhe u bën thirrje që qytetarët të njoftojnë në kohë lidhur me ndonjë rast të mundshëm zjarri në vend.

Reagimi i Plotë


Aktualisht në vend kemi 8 vatra zjarri aktive, të gjitha strukturat shtetërore të emergjencave civile në zonat përkatëse, po punojnë intensivisht për neutralizimin e tyre. Në zonat ku situata paraqitet më kritike, janë angazhuar mjetet dhe trupat e Forcave të Armatosura, të tilla janë rastet e Karaburunit, Shijakut, Përmetit, Fierit etj. Pjesa tjetër e Forcave të Armatosura është në gatishmëri të plotë për situata të mundshme në orët/ditët në vazhdim. Nga ana tjetër i bej thirrje komunitetit të jetë i kujdesshëm në zonat ku për shkak të thatësirës paraqitet rrezik i lartë zjarri, gjithashtu i ftoj ata të bashkëpunojnë me strukturat shtetërorë për njoftimin në kohë të situatave apo denoncimin/evidentimin e keqbërësve të qëllimshëm”, shkruan Peleshi.

Epike në Pogradec / Gruaja denoncon partnerin, por pendohet. Qëllon me gurë policët …”Dua të tërheq denoncimin”

Policia e Pogradecit ka proceduar një 28-vjeçar pasi është kallëzuar për dhunë në familje nga bashkëjetuesja e tij. Në momentin që efektivët sollën në komisariat bashkëshortin me iniciale D.Sh., gruaja e tij me iniciale E.S. që kishte bërë kallëzimin u konfliktua me policinë, madje duke e qëlluar me gurë. Ajo u kërkonte efektivëve që të lironin bashkëshortin pasi do e tërhqite kallëzimin e bërë për dhunë në familje.

Njoftimi i policisë:


Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec, filloi procedimi penal për veprën “Dhuna në familje” për shtetasin D. Sh., 28 vjeç, banues në Pogradec, pas kallëzimit të bërë nga bashkëjetuesja e tij shtetasja E. S., e cila pretendonte se D. Sh., në banesë, kishte ushtruar dhunë psikolgjike ndaj saj. Në momentin që punonjësit e policisë, kanë kapur dhe shoqëruar bashkëjetuesin e saj, shtetasja E. S., ka qenë duke dalë nga ambientet e Komisariatit dhe u konfliktua me punonjësit e policisë, duke i kundërshtuar ata, me qëllim që shtetasi D. Sh., të mos ndalohej prej tyre pasi E. S., do ta tërhiqte kallëzimin e saj.

Sqarojmë opinionin publik në lidhje me një video të publikuar në disa rrjete sociale, se ndaj shtetases E. S., nuk është ushtruar dhunë fizike, por pamjet filmike të videos, përkojnë me momentin kur kjo shtetase kundërshtoi me forcë punonjësit e policisë, për të liruar bashkëjetuesin e saj, duke qëlluar edhe me sende të forta (gurë) ndaj tyre.

Kadilli kërkoi distancimin nga Berisha/ Dritan Shehu i kthehet : “Flet sikur ka zbuluar talebanët në PD”,gënjeshtar dhe provokator i ulët

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Fatbardh Kadilli ka reaguar pas deklaratave të kryediplomates amerikane Yuri Kim e cila kërkoi largimin e Berishës nga Parlamenti i ardhshëm. Në një intervistë për News24, Kadilli tha se PD duhet të distancohet nga lidershipi i vjetër.


Kadilli :Çështja është shumë komplekse, përfshin emocione, qëndrime politike. Ajo çfarë i ka munguar PD është mungesa e qartësisë së lidershipit për të krijuar një opozitë të re larg lidershipit të vjetër. Të kemi një opozitë të re ndaj çdo trashëgimi që na mban peng. Është një situatë aspak e këndshme për çdo demokrat apo shqiptar. Asnjë demokrat nuk ndihet mirë për shpalljen non-grata të Berishës. Duhet të kishim qartësi” tha Kadilli.

Për këtë ka reaguar deputeti i zgjedhur i PD-së në Gjirokastër, Tritan Shehu. Përmes një postimi në rrjete sociale, Shehu e ka konsideruar turp këtë deklaratë.

Tritan Shehu :“Po lexoj ne media qe Kadilli duke sulmuar dhe Bashen paska thene: Mbeshtetesit fanatike te Berishes jane kthyer ne antiamerikane! Sikur te kishte zbuluar talebanet ne PD flet ky Kadilli!!! Dhe pastaj enderon te behet dhe kryetar i PD! Turp i vertete ky. Kjo eshte vetem nje genjeshter monstruoze dhe nje provokim i ulet. Dashuria e respekti i pa kufishem per ShBA ka qene ne themel te PD, qe ne lindje te saj…e vazhdon te jete ne te gjitha nivelet e kesaj partie, edhe pavaresisht debateve tona te brendeshme. Dhe promotori i ketij parimi te madh ka qene pa nderprerje pikerisht Berisha vete. E tille vazhdon PD edhe sot me kryetar Bashen” – shkruan Shehu.

Muzika të qëndrojë në sfond/ Bizneset e Vlorës ankohen sërish: “Duam të punojmë deri në orën 2 pas mesnate, turistët nuk vijnë për të qëndruar si në mort”

Përfaqësuesit e bizneseve në Vlorë janë sërish të pakënaqur në lidhje me masat anti-COVID, ndërsa kanë dalë sot përpara komisariatit të policisë Vlorë. Ata kanë zhvilluar një takim me shefin e komisariatit Vlorë, ku kanë biseduar për orarin e muzikës dhe të mbajtjes hapur të lokaleve. Ervin Sota, përfaqësues biznesi në Vlorë thekson se ata do të qëndrojnë të palëkundur nga kërkesat e tyre dhe thotë se bizneset do të mblidhen dhe do të reagojnë pasi duan të punojnë dhe po bllokohen në fashën e orarit ku kanë më shumë punë. Sipas Sotës është rënë dakord vetëm për të patur moderim të muzikës teksa nuk hiqet dorë nga shtyrja e orareve për të dhe për të punuar.


‘’Ishim në një takim me bizneset përgjatë Lungomares dhe shefin e Komisariatit. U diskutua për moderimin e muzikës. Sa i përket orareve, e duam në orën 00:00 të natës dhe puna deri në 2 të mëngjesit. Nuk kemi marrë pëgjigje, na kanë dhënë shpresa. E ndjejmë të nevojshme, e keni parë fluksin e turistëve në Lungomare e Vlorë, duhet të shtyhet puna deri në orën 2. Kjo duke parë që vendet e rajonit, Mali i Zi, Kosova, Greqia po edhe Turqia janë të hapura përgjatë kësaj kohe e këtij sezoni. Kërkojmë mos na ikë ky fluks në Vlorë, në qytetin tonë ku kemi investuar. Mos detyrohemi tu bëjmë ftesë turistëve mos hajdeni në Vlorë, por shkoni në Prishtinë se aty keni gjitha kushtet. Edhe sa i përket muzikës. Kërkojmë dhe po organizohemi, kemi dhe mbledhje për vazhdimin e kërkesave dhe reagimit tonë si bizneseve sa i përket shtyrjes së orareve. Sot jemi thirrur nga Policia, nga shefi i komisariatit për të diskutuar për muzikën që ramë dakord, e pranojmë që nuk jemi për të bërë zhurmë, por biznes të shëndetshëm e professional. Për të ofruar shërbim sa më optimal, në të gjitha sferat e opsionet. Të lejohemi të punojmë se e kemi të vështirë të ndjekim klientët. Në orën 12 është kulmi i punës. Fasha është pikërisht ora 23 me 1 të mëngjesit. Duhet patjetër këtë fashë ta shfrytëzojmë, të punojmë sa më mirë. Qytete të ndryshme, kisha takim me një përfaqësues të shoqatës në Rimini, shteti e kishte zgjidhur shumë bukur me situatë të ngjashme. Nuk duhet të bjerë barra vetëm tek bizneset. Këtu ishte një pjesë e mirë e bizneseve. Nuk është mirë mos ketë përgjegjshmëri ndaj këtyre bizneseve. Tani do mblidhemi, do marrim masa dhe për reagimin, duam të punojmë, duam të shfrytëzojmë turizmin. Nuk vijnë këtu për të qëndruar si në mort. Muzika mund të qëndrojë me sfond. Sapo ramë dakord që do të kemi moderim të muzikës. Qyteti ka nevojë edhe për shërbime me muzikë si në çdo qytet të botës. ‘’- tha Sota.

Ish kandidati i PD për deputet ironizon mbrojtësit e Berishës: “Mos u mërzisni! Batuta “…bar do hani..”, vlen vetëm për gushtin …..S’donit? Ok. Hani m…. tani”

Deklarata e fortë e ambasadores Yuri Kim duke i bërë ultimatum Lulzim Bashës për të mos lejuar që Sali Berisha të hyjë në Kuvend në shtator, ka nxitur reagime të ndryshme. Ka pasur shumë nga radhët e PD që janë nderë të fyer dhe kanë reaguar ashpër. Mbrojtësit e Berishës janë ironizuar nga ish kandidati për deputet i PD në Qarkun e Gjirokastrës Roland Bejko, i cili shkruan se ‘do hani bar’ është vetëm për gushtin pasi në shtator sipas tij qëndrimi do ndryshojë.

Mos u mërzisni! Batuta “…bar do hani..”, vlen vetëm për gushtin. Nga shtatori e mbrapa do qarkullojë batuta..”S’donit? Ok. Hani m…. tani” 😄😄 Eeh, ç’bën ky “Tigri prej letre..!”😉😉“, ironizoni Bejko.


COVID -19/ 45 të infektuar , asnjë humbje jete .Ministria e Shëndetësisë apel qytetarëve: “Vaksinohuni!”

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen ndaj Covid19, për të mbrojtur veten dhe njerëzit e afërt dhe për të frenuar përhapjen e virusit të rrezikshëm.
Muaji i hapur i vaksinimit i jep mundësi çdo qytetari +18 vjeç të vaksinohet ndaj Covid19. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.
Nëse dyshoni se jeni i prekur nga Covid19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.
Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon:
Janë kryer 3684 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid19, 45 qytetarë, në këto bashki: 10 raste në Tirane, 9 raste ne Shkodër, nga 4 raste në Kavajë, Sarandë, 3 raste në Himarë, nga 2 raste në Elbasan, Berat, Kuçovë, nga 1 rast në Krujë, Durrës, Fier, Kukës, Lezhë, Mirditë, Kamëz, Përmet, Peqin.
Aktualisht janë 402 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.
Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 21 pacientë.
Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv.
Janë shëruar 17 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,222 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika (31 Korrik 2021)
Raste të reja ditore 45
Të shëruar në 24 orë 17
Të shtruar në spitale 21
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 3684


Testime totale 900,346
Raste pozitive 133,081
Raste të shëruara 130,222
Raste Aktive 402
Humbje jete 2,457

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 146
Elbasan 56
Kukës 34
Vlorë 32
Shkodër 31
Lezhë 30
Fier 21
Berat 18
Korçë 15
Durrës 14
Gjirokastër 5

I vodhi lekët menaxherit të lokalit ku punonte/Policia arrestohen kamarierin

Një 19-vjeçar është arrestuar pasi i ka vjedhur menaxherit të lokalit një sasi të konsiderueshme parash. Ngjarja ka ndodhur në Himarë ku B.S, punonte në një lokal dhe vodhi menaxherin e tij.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Himarë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit B. S., 19 vjeç, pasi me datë 29.07.2021, i ka vjedhur një shumë të konsiderueshme parash menaxherit të lokalit, ku shtetasi B. S., ishte i punësuar.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.’


Hot/ Enca ndez rrjetin me bikini (Foto)

Ka pak ditë që këngëtarja e njohur shqiptare, Enca Haxhia, ka publikuar projektin e saj më të ri muzikor.Suavele” mban titullin kënga e saj e re, e cila është ritmike-verore.


E teksa ndodhet në atmosferën e stinës, Enca po e shfrytëzon kohën e nxehtë me diell edhe për të shijuar disa ditë të mira pushimi. Ajo së fundmi ka ndarë me ndjekësit në Instagram një imazh mjaft provokues në bikini, ku shfaqet duke pozuar nga mbrapa pranë një pishine.

“Sinqerisht, unë thjesht dua të jem e lumtur”, ka shkruar këngëtarja e njohur në mbishkrimin e fotografisë.

Enca është e njohur për publikimin e imazheve apo videove të tilla me përmbajtje provokuese në llogaritë e saj në rrjetet sociale.

Zjarri në Bodrum të Turqisë/ Bëhet shkak i zbulimit të të dashurit misterioz të Kejvinës

Kejvina Kthella dhe i dashuri i saj, deri tani misterioz, po shijonin pushimet se bashku në Bodrum, Turqi. Papritur vendi u përfshi nga flakët, të cilat u përhapën me shpejtësi dhe të gjithë pushuesit u detyruan të largoheshin menjëherë për t’i shpëruar ndonjë situate tragjike. Fatkeqësisht flakët ju kanë marrë jetën 4 personave dhe disa pushues janë evakuuar nga resortet në të cilat po qëndronin.


Këtë situatë të frikshme e ka përjetuar edhe modeja Kejvina Kthella. Po ashtu në këtë ngjarje ka qenë e pranishme edhe këngëtarja serbe Jelena Karleusa e cila ka rastisur në të njëjtin hotel me Kejvinën. Këngëtarja i ka mbajtur ndjekësit gjatë gjithë kohëstë informuar për situatën dhe gjatë këtij momenti pa dashje ka zbuluar edhe partnerin e Kejvinës.Në një video të publikuar nga Jelena, Kejvina shfaqet duke qarë e shqetëusar, ndërsa partneri i saj përpiqet ta qetësojë. Kjo është hera e parë që zbulohet identiteti i të dashurit të modeles, sepse këto kohë ajo është munduar që ta mbajë larg vëmendjes mediatike. Para pak muajsh teksa ishte me pushime në Dubai, Kejvina ndau në Instagram foto ku shfaqej shumë e afërt me një mashkull, të cilin ja mbuloi fytyrën.Tashmë me pamjet nga Turqia nuk ka më dyshime se ky është i dashuri i Kejvinës dhe nuk e dimë nëse ajo do ta vazhdojë ende ta mbajë të fshehtë këtë histori dashurie.

https://twitter.com/korcablog/status/1421596102441189381?s=21