Vendi në flakë prej ditësh/ Reagon për herë të parë Niko Peleshi: “8 vatra aktive,në zonat problematike të angazhuar mjetet e trupat e Forcave të Armatosura

Teksa prej ditësh vendi ynë është i ‘pushuar’ nga vatra aktive zjarri, Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, thotë se aktive në vend janë 8 vatra zjarri, ndërsa shton se në zonat ku situata paraqitet më kritike, duke përmendur Karaburunin, Përmetin e Fierin, janë angazhuar mjetet dhe trupat e Forcave të Armatosura.Peleshi apelon për vëmendje të shtuar në komunitet si dhe u bën thirrje që qytetarët të njoftojnë në kohë lidhur me ndonjë rast të mundshëm zjarri në vend.

Reagimi i Plotë


“Aktualisht në vend kemi 8 vatra zjarri aktive, të gjitha strukturat shtetërore të emergjencave civile në zonat përkatëse, po punojnë intensivisht për neutralizimin e tyre. Në zonat ku situata paraqitet më kritike, janë angazhuar mjetet dhe trupat e Forcave të Armatosura, të tilla janë rastet e Karaburunit, Shijakut, Përmetit, Fierit etj. Pjesa tjetër e Forcave të Armatosura është në gatishmëri të plotë për situata të mundshme në orët/ditët në vazhdim. Nga ana tjetër i bej thirrje komunitetit të jetë i kujdesshëm në zonat ku për shkak të thatësirës paraqitet rrezik i lartë zjarri, gjithashtu i ftoj ata të bashkëpunojnë me strukturat shtetërorë për njoftimin në kohë të situatave apo denoncimin/evidentimin e keqbërësve të qëllimshëm”, shkruan Peleshi.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.