Ish kandidati i PD për deputet ironizon mbrojtësit e Berishës: “Mos u mërzisni! Batuta “…bar do hani..”, vlen vetëm për gushtin …..S’donit? Ok. Hani m…. tani”

Deklarata e fortë e ambasadores Yuri Kim duke i bërë ultimatum Lulzim Bashës për të mos lejuar që Sali Berisha të hyjë në Kuvend në shtator, ka nxitur reagime të ndryshme. Ka pasur shumë nga radhët e PD që janë nderë të fyer dhe kanë reaguar ashpër. Mbrojtësit e Berishës janë ironizuar nga ish kandidati për deputet i PD në Qarkun e Gjirokastrës Roland Bejko, i cili shkruan se ‘do hani bar’ është vetëm për gushtin pasi në shtator sipas tij qëndrimi do ndryshojë.

“Mos u mërzisni! Batuta “…bar do hani..”, vlen vetëm për gushtin. Nga shtatori e mbrapa do qarkullojë batuta..”S’donit? Ok. Hani m…. tani” 😄😄 Eeh, ç’bën ky “Tigri prej letre..!”😉😉“, ironizoni Bejko.


Like this: