Balluku: Vjeshta pritet ta gjejë të përfunduar lotin e dytë të aksit Korçë–Erkesë/Shkurtohet me 10 kilometër distanca

Vjeshta e këtij viti pritet ta gjejë të përfunduar lotin e dytë të aksit Korçë–Erkesë, një segment i rëndësishëm për banorët e juglindjes.Lajmin e dha Ministria e Infrastrukturës, Belinda Balluku, e cila pa nga afër punimet e nisura për këtë rrugë, të cilat që nga nisja e tyre në tetor të vitit të kaluar kanë avancuar në më shumë se gjysmën e tyre.


“Vetëm në muajin e 8-të ka arritur ne 57% të volumeve, dorëzimi i kontratës është Tetori i 2022, por nga ç’duket do e dorëzojmë me shpejt”.

“Do e kapim Tetorin ose Nëntorin e këtij viti”.

Ky aks i rri rrugor pritet të shkurtojë me 20 minuta distancën nga Korça në kolonjë.

“Aksi i ri do të jetë 35 km, 10 km më pak për të mos folur më për cilësinë e rrugës, kalimet e sigurta dhe sigurinë rrugore.”

Ndërtimi i kësaj rrugë pritet t’i vijë në ndihmë veçanërisht agroturzimit, që vitet e fundit ka njohur rritje në zonën e kolonjës.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.