E pazakontë me turistët në Shqipëri/ Ja çfarë i ka ndodhur kësaj here turistes maqedonase

Një turiste nga Maqedonia, e cila kishte zgjedhur Vlorën për të pushuar këto ditë në Shqipëri, ka rënë pre e grabitjes. Policia e Vlorës, bëri me dije se një 34 vjeçar, me inicialet I. B., banues në Vlorë, i ka vjedhur çantën me sende personale shtetases maqedonase.

Po nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë u arrestua në flagrancë shtetasi I. B., 34 vjeç, banues në Vlorë, pasi ka vjedhur çantën me sende personale të një shtetaseje maqedonase, në lagjen “Uji i Ftohtë”, Vlorë”, njofton policia.

Foto ilustruese

Sezoni turistik në Shqipëri ka nisur me ngjarje të rënda, që nga vrasja e katërfishtë në Velipojë e deri tek atentati ndaj një pronari lokali në Sarandë dhe skandalit në Livadh të Himarës ku pronarja e një hoteli pengoi klientët të largoheshin. Sikur të mos mjaftonin vetëm këto, së fundmi në rrjete sociale qarkulloi edhe një video ku dy të rinj shqiptarë konfliktohen me një shtetas të huaj me ngjyrë.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.