Largohet Ferdinand Mara, ky është drejtori i ri i policisë në Korçë

E lajmëruar prej kohësh, dhe e përshpejtuar pas vrasjes së Velipojës dhe aksidentit ku u shua familja Gushi në Fier-Vlorë, Policia e Shtetit njoftoi sot zyrtarisht ndryshimet në radhët e drejtuesve, që më së shumti i ngjajnë një riciklimi.Shumë prej figurave të vendosura në krye të drejtorive të qarqeve, kanë qenë në pozita drejtuese, dhe thjesht janë transferuar nga një qark në një tjetër.Të vetmit drejtues qarqesh që i kanë mbijetuar ndryshimeve të firmosura me urdhër të Ardi Veliut, janë ai i Tiranës Kastriot Skënderaj, dhe ai i Gjirokatrës Fatmir Hoxha .

10 drejtuesit e tjerë të qarqeve janë zëvendësuar, ndërsa një pjesë e konsiderueshme e tyre janë transferuar në drejtori paralele, duke mos nxjerrë nga sistemi asnjërin prej tyre.Në Korçë largohet nga posti i drejtorit të policisë Ferdinant Mara që e ushtroi këtë detyre në krye të uniformave blu të juglindjes për më shumë se një vit.

Ferdinant Mara

Në vend të tij emërohet Ardian Çipa që vjen nga Akademia e Sigurisë ndërsa më parë ka qënë edhe funksionar i lartë policie në drejtorinë e Tiranës.

Ardian Çipa

Nga Korça largohet gjithashtu zv.drejtori Hamdi Fjore që emërohet në detyrë në Berat. Pas këtyre ndryshimeve, priten lëvizje edhe në rang shefash të komisariateve në kuadrin e ristrukturimit dhe forcimit të punës së policisë shqiptare.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.