Monica Belluci shfaqet në kopertinën e Vogue-s me të bijën/ Rrëfen marrëdhënien mes tyre

Vogue në Itali ka prezantuar një numër të ri, personazhet kryesorë të së cilës janë 56-vjeçarja Monica Bellucci dhe vajza e saj 16-vjeçare, Deva Cassel, të cilën e thërrasin ndryshe Virgo.Kjo është kopertina e parë e përbashkët nënë e bijë, të cilat kanë një ngjashmëri të madhe.
Monica dhe Virgo kanë pozuar me një model të ngjashëm flokësh dhe me veshje identike. Në një intervistë me gazetarët, Bellucci tha se dëshira për të bërë një kopertinë të përbashkët erdhi nga vetë Virgo.

Në intervistën për Vogue, Bellucci foli edhe për marrëdhënien me vajzën e saj të madhe. Aktorja pranoi se ajo dhe Virgo nuk kanë kontradikta, sepse ajo është shumë e kuptueshme për dëshirat dhe nevojat e fëmijëve.


“Unë jam një nënë e dashur dhe përpiqem të pranoj të gjitha anët e Virgo-s. Ajo është shumë e pavarur dhe e lirë. Që nga mosha 13 vjeç, ajo ka udhëtuar vetëm dhe flet pesë gjuhë. A e keni parë pamjen e saj? Ajo nuk ka frikë nga asgjë,”– tha Monica për natyrën e Virgo-s.

Kujtojmë që Virgo ka zhvilluar karrierën e saj të modelimit prej disa vitesh. Filloi me fushata reklamuese për marka të tilla si Dolce & Gabbana dhe Cartier dhe në vjeshtën e vitit të kaluar ajo bëri debutimin e saj në kopertinën e Elle.

Monica Bellucci ia ka trashëguar të gjithë bukurinë vajzës së saj, e cila është një kopje perfekte e së ëmës.

Me këto foto, ato padyshim që kanë tërhequr vëmendjen e të gjithëve për ngjashëmërinë e madhe.


Madje ish-bashkëshorti i Monicës, njëherazi dhe babai i Devës e ka publikuar foton e tyre në rrjete sociale.

“Affaire de famille”, ka shkruar ai përkrah fotos, duke treguar dy femrat e rëndësishme të jetës së tij. Deva është fëmija i parë nga martesa e Monicës dhe Vincentit. Çifti kanë edhe një djalë 11 vjec, Leonie.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.