Humbi penalltinë dhe largoi Francën nga “EURO 2020”, Mbappe pret mishin bashkë me Nusretin në Mykonos! (VIDEO)

Pas eliminimit nga Kampionati Evropian, Kylian Mbappe i ka filluar pushimet verore në ishullin grek, Mykonos. Franca u eliminua nga ‘Euro 2020’ në 1/8 e finales duke humbur nga Zvicra pas ekzekutimit të penalltive. Ishte pikërisht ylli i Paris Saint-Germainit njeriu tragjik i Les Bleus pasi e humbi penalltinë vendimtare i kushtoi me eliminim përfaqësueses së tij. Mbappe shfaqet në shoqërinë e mjeshtrit turk të mishit dhe të rrjetit të restoranteve Nusret, që u bë i njohur në Shqipëri pasi doli video e darkës luksoze që po shijonin ministrat dhe drejtorët e Ramës, në janar 2021.Duket se futbollisti nuk ia thotë fare nga prerja e mishit, por përpiqet ta imitojë sa më mirë hedhjen e kripës.


Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.