Këto temperatura janë regjistruar në stacionet zyrtare meteorologjike dhe nuk përjashtohet mundësia që ndonjë rajon të ketë prekur 40 gradë Celsius.Edhe nesër mjaft nxehtë, por me mundësi për rrebeshe të izoluara shiu me vetëtima dhe bubullimë. Për fundjavë pak më freskët, me zagushi, intervale kohore me diell dhe zhvillime të fuqishme të vranësirave të cilat pritet të kushtëzojnë rrebeshe lokalisht të fuqishme shiu me vetëtima, bubullimë dhe breshër.

