Argjentina fiton Kupën e Amerikës/ Një magji e Di Maria-s i dhuron Messi-t titullin e parë me kombëtaren (Video)

Pas 28 vitesh të gjatë, Argjentina është kthyer të fitojë në Copa America. Përballë Brazilit, argjentinasit arritën të zotërojnë topin dhe të fitojnë me rezultatin 1-0. Golin e shënoi Di Maria në minutën e 21, duke mbetur me kaq.


Sigurisht kjo fitore ka sjellë dhimbje në Brazil. I gjithë suksesi në këtë sfidë iu dedikua “Pleshtit”, i cili është dhe lideri absolut i kësaj Argjentine.Ajo që tërhoqi vëmendje ishte përqafimi i Neymar me Messin. Shihet se Neymar duke lotuar, nuk harroi të urojë mikun e tij të mirë, Lionel Messi.

Ylli argjentinas pas ndeshjes për mediat është shprehur i lumtur dhe nuk e besonte ende se janë kampionë:

Messi :Është çmenduri! Lumturia që ndjej sot nuk mund të përshkruhet. Ndonjëherë isha shumë i prekur, por e dija që në një moment do të ndodhte. Kisha shumë besim në këtë grup i cili është bërë shumë i fortë që nga Copa America e fundit. Janë njerëz shumë të mirë, të cilët gjithmonë shkojnë përpara, të cilët kurrë nuk ankohen për asgjë. Kemi kaluar shumë kohë të mbyllur, por qëllimi ishte i qartë dhe arritëm të ishim kampionë. Lumturia është e pamasë. Disa herë e kam ëndërruar. Mendova për familjen time në fund të lojës. Shumë herë na është dashur të vuajmë, të shkojmë me pushime dhe të kalojmë ditët e para të trishtuara. Këtë herë është ndryshe. Ne ende nuk e kuptojmë se jemi kampionë, gjë që kemi arritur. Por mendoj se do të jetë një ndeshje që hyn në histori.”


Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.