Trajneri i Italisë, Roberto Mancini, ka folur në prag të finales së Euro 2020 kundër Anglisë.
“Anglia është e fortë, edhe në stol ka shumë armë, por jemi edhe ne. Sterling është përmirësuar shumë, do të duhet të bëjmë shumë kujdes. Por është edhe Kane. Do të duhet të jemi të qetë dhe të përqendruar te loja jonë”. Është ndeshja e fundit, nëse djemtë duan të argëtohen akoma, do të duhet ta bëjnë nesër. Anglia ka qenë gjithmonë pak pa fat në Europian dhe Kupën e Botës, por besoj se do të jetë një ndeshje e madhe, në një stadium të mbushur plot dhe ky është një lajm i madh” ka thënë Mancini.
Në lidhje me atë që përfaqëson kjo finale për karrierën e tij:

“Është një nga momentet më të rëndësishme të karrierës sime. Kam lujatur në një Under 21 të jashtëzakonshme dhe në një kombëtare A fantastike, por nuk kemi arritur ta fitojmë Europianin U21 (humbje në finale kundër Spanjës në 1986) dhe as Botërorin e 1990-ës në shtëpi, edhe pse ishim skuadra më e mirë. Shpresoj të marr atë gëzim që nuk kam marrë si lojtar”.
