Rama në Athinë: Jam kryeministri më i mirë mes piktorëve dhe piktori më i mirë mes kryeministrave,Shqipëria hyn në BE kur presidencën ta ketë Turqia

Kryeministri Rama i cili është duke marrë pjesë në edicionin e 23-të “Symi Symposium”, organizuar e drejtuar nga ish-kryeministri grek Papandreou, nuk mund të harronte një nga gjërat që di të bëjë më mirë, batutat edhe në evente zyrtare ndërkombëtare. Në fjalën e tij Rama nuk i kurseu lavdet ndaj vetes kur u shpreh se ai është kryeministri më i mirë mes piktorëve dhe piktori më i mirë mes kryeministrave, megjithëse Xhorxh bush u përpoq por nuk ia doli.


Rama tregoi edhe një shaka që qarkullon korridoreve të BE-së, ku thuhet se Shqipëria do të hyjë në union vetëm kur Turqia të ketë Presidencën dhe e anasjellta.

“Së pari flm që më dhe mundësinë që të përmendem për atë që jam më i miri në botë, kryeministri më i mirë mes piktorëve dhe piktori më i mirë mes kryeministrave. Këtu jam i pashoq. Xhorxh Bush u përpoq por nuk ia doli dot sfidës, kështu që deri më tani nuk ka askush që më sfidon këtu se në ballkan kemi nevojë të themi që jemi më të mirët në botë për diçka.“- u shpreh Rama.

Eurooptimisti thotë se Turqia do të hyjë në BE kur Shqipëria të ketë Presidencën. Europesimisti thotë që Shqipëria do të hyjë në BE kur Turqia të ketë Presidencën”– tha Rama.

“Nuk duhet që të biem pre e dështimit dhe zhgënjimit. Unë vetë në Shqipëri e kemi parë veten për dasmën e madhe me të gjitha dekorimet sepse Komisioni Europian tha se jemi gati për procesin e integrimit. Kur e thotë organi i Komisionit Europian pasi është organi më i rëndësishëm.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.