“Shperthen”Ngjela: “Deputetët e korruptuar s’do lejohen të futen në Kuvend këtë shtator”

“Të korruptuarit e niveleve të larta që kanë dalë deputetë në zgjedhjet e fundit elektorale, nuk mund të lejohen që të jenë deputetë të Kuvendit të Shqipërisë.” Kështu shprehet avokat Spartak Ngjela në një reagim në rrjetet sociale teksa komenton arrestimet e fundit nga SPAK.


Ngjela shprehet se shqiptarët e ndershëm po presin vijimin e emërave për personat e korruptuar që do të dalin nongrata nga ShBA. Ai shton më tej se që nga ky muaj, kur filloi goditja që po vijon, e deri në fund të shtatorit, kuptohet gjithashtu se në Shqipëri do të ketë goditje antikorrupsion në spektër të gjerë dhe sipas tij, gjithçka ka lidhje me Kuvendin e ri, që pritet të mblidhet në këtë shtator.

Sipas Ngjelës, nëse të korruptuarit do të hyjnë në parlament, nuk dihet se çfarë mund të ndodhë me reformën antikorrupsion në Shqipëri.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.