E rende ne Athine/Pasi i marin telefonin,grupi me 7 Shqiptarë rrethojnë dhe qëllojnë me thikë 14-vjeçarin (VIDEO)

Një sherr mes disa të rinjsh në Greqi ka përfunduar me therjen me thikë të një 14-vjeçari. Mediat greke kanë bërë me dije se grup i përbërë nga shtatë të mitur nga Shqipëria një nga Gjeorgjia dhe një nga Moldavia rrethojnë një 14-vjeçar në Athinë duke i marrë telefonin, ndërsa në fund e godasin disa herë me thikë. Në fillim të rinjtë e rrethojnë 14-vjeçarin, e shajnë dhe më pas fillojnë t’i bërtasin dhe e godasin me shpulla dhe shkelma e më pas e therin disa herë me thikë. Videoja e mëposhtme nuk është momenti i sulmit, por disa minuta para dhe pas tij , pasi në fillim shihet se grupi prej nëntë të miturve po shkon drejt restorantit ku ndodhi sulmi me thikë dhe pas disa sekonda, pasi goditën me thikë 14-vjeçarin, ata duket se po largohen përsëri nga vendi. Policia i ka arrestuar 9 të miturit mes tyre edhe tre vajza pasi akuzohen për grabitje ndërsa njëri prej tyre edhe për mbajtjen e armëve të ftohta(thikë).


Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.