Kapiteni i Italisë, Giorgio Chiellini dha një intervistë pasionante pas ndeshjes në një anglishte të pabesueshme pasi Italia mposhti Anglinë në finalen e Euro 2020. Mbrojtësi i Juventusit ishte pjesë e një mbrojtjeje të fortë së bashku me Leonardo Bonucci që kufizoi Anglinë në vetëm dy goditje në portë gjatë 120 minutave në finalen e të dielës së kaluar. Chiellini u paraqit shkëlqyeshëm gjatë gjithë turneut pavarësisht se kishte një dëmtim të vogël dhe arriti trofeun e tij të parë madhor me Italinë.
what🤌🏼an🤌🏼interview🤌🏼 pic.twitter.com/TTLoiMHWlP
— Matthew (@matthewd67) July 13, 2021
Italiani shprehu gëzimin e tij për fitimin e trofeut të tij të parë të madh me Azzurrët.
Giorgio Chiellini :Është një ëndërr e vërtetë. Është e pabesueshme. Ne kemi ndjerë një magji në fillim të garës dhe është rritur dita ditës”.
“Ndiheshim mirë brenda që nga arritja në Wembley, është shumë e vështirë, por unë jam shumë i lumtur, më shumë se i lumtur. Ne kemi parë imazhin e Fabio Cannavaros dhe tani jemi me fat tërësisht”, përfundoi italiani
