Një aksident automobilistik ka ndodhur sot në mbrëmje në autostradën Tiranë-Durrës. Dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën, ndërsa njëra prej tyre, një mjet tip Benz A Class ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar mbi trafikndarëse. Si pasojë e aksidentit është krijuar trafik i madh në dalje të Tiranës deri tek QTU ku ka ndodhur përplasja. Edhe nga ana tjetër e autostradës ka trafik, ndërsa sa i takon aksidentit nuk dihet nëse ka të lënduar, por në foto shihen disa persona që me dorë mundohen të kthejnë makinën në rrugë.
