Situata pas shpërthimit të bombolave të gazit në Velipojë është bërë edhe më tragjike. Kjo pasi ditën e sotme ka humbur jetën vajza e mitur e familjes Gjoka e cila ishte në Itali ku po merrte trajtim mjekësor pas djegies që kishte pësuar. Lajmi i vdekjes së vajzës 12-vjeçare Klarisa është dhënë gjatë momentit kur po përcillej për në banesën e fundit, vajza tjetër e familjes Daniela GJoka.Ndërkohë në Itali vijojnë të marrin trajtim mjekësor ende nëna e familjes Gjoka, Alketa dhe djali i saj Enriko.
Kryefamiljari ka publikuar fotot e tre fëmijëve, duke e shoqëruar me një fiongo të zezë në shenjë zie.

