Mund të jenë orë të nxehta në shtëpinë e Juventus-it. Situata është ndezur pas një postimi të bërë nga Cristiano Ronaldo në Instagram.E ardhmja e CR7 mund të vendoset sot, duke parë se portugezi ka postuar mesazhin “Decision day” (Dita e vendimit).Mbetet për t’u kuptuar nëse mesazhi enigmatik ka lidhje me një sponsorizim apo me zgjedhjen për të qëndruar ose jo tek Juventus.
Mesazhi ka çmendur fansat e portugezit dhe ka marrë pothuajse 5 milionë like në vetëm 1 orë.
