Shoferin e zuri gjumi në timon, autobusi me emigrantë shqiptarë del nga rruga /FOTO

Një autobus me pasagjerë shqiptarë nga Maqedonia e Veriut i cili ishte nisur nga Gjermania në drejtim të Strugës, raportohet se këtë mëngjes ka dalë nga autostrada dhe është përplasur pranë Nova Gradishkas të Kroacisë. Shkak për këtë ngjarje mësohet të jetë bërë pagjumësia e drejtuesit të mjetit.Mësohet se autobusi me udhëtarë u përplas në barrierat e autostradës rreth orës 05:00 të mëngjesit.Sipas dëshmive të pasagjerëve, ata thonë se shoferin e kishte zënë gjumi në momentin e aksidentit.Nga kjo përplasje disa prej pasagjerëve kanë pësuar lëndime të lehta, ndërkohë që autobusi është dëmtuar në pjesën më të madhe.

“Zoti i madh me pak lëndime e me shumë dëme materiale të autobusit EuroBus nga Struga. Ngjarja ndodhi në ora 5 të mëngjesit afër Nova Gradishka në drejtim të Maqedonisë së Veriut”, deklaron për Neës-TV pasagjeri Sadri Osmani nga Çegrani i Gostivarit.


Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.