Një aksident ka ndodhur sot pasdite në aksin rrugor Rubik-Rrëshen, ku një autobus është përplasur me një mjet “Land Rover” me targa italiane. Mësohet se si pasojë e aksidentit ka gjetur vdekjen drejtuesi i mjetit “Land Rover”, identiteti i të cilit nuk bëhet ende me dije.
Njoftimi i plotë
Rreth orës 17:22, në aksin rrugor Rubik-Rreshen ,mjeti autobus është përplasur me mjetin tip “Land Rover” me targa italiane, ku si pasojë ka gjetur vdekjen drejtuesi i mjetit ende i paidentifikuar.Drejtuesi i mjetit autobus po shoqërohet në Komisariatin e Policisë Mirditë, për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes .
