Pamjet dhe fotografitë e para kane treguar rrugët karakteristike te heshtura dhe bosh pas mesnate, aspak te zakonshme për të ashtuquajturën “zemra kosmopolitane” e argëtimit te turisteve. Autoritetet lokale kane reaguar ashpër ndaj vendimit te qeverise, bizneset, po ashtu dhe te punësuarit, pasi behet fjale për një urdhër ne momentin e shpërthimit te sezonit turistik. Keshtu ky reflektim,bën që Ishulli turistik i Mykonos në Greqi të çlirohet nga kufizimet COVID duke filluar nga data 26 korrik. Sipas mediave greke, qeveria ka vendosur që të shfuqizojë masat për shkak të situatës së përmirësuar epidemiologjike, pavarësisht kufizimeve të vendosura më 17 korrik.
Duke filluar nga java e ardhshme do të lejohet muzika dhe rihapen restorantet e lokalet. Po ashtu do të hiqet dhe ora policore e cila tani është 01:00 pas mesnate. 24 orët e para të masave të rrepta kanë sjellë edhe impaktin tek rastet me COVID-19, por gjithsesi situata do të jetë në monitorim dhe qeveria greke më pas do të dalë me njoftimin zyrtar.
https://twitter.com/korcablog/status/1416895152417873926?s=21

