Parada “RETRO” vjen në Korçë , dt 19 -20 Korrik(Video)

Ekspozita me makina te vjetra erdhi edhe ne Korçe.Aventura disa ditore që prej Prizrenit ka mbërritur në qytetin e serenatave.Ditën e hënë koleksionistët ekspozuan mjetet e tyre historike, duke krijuar një atmosferë fantastike për qytetarët dhe turistët e shumtë, të cilët kanë zgjedhur qytetin juglindor për të pushuar.

Retro njofton se pas një nate bukur të Korçës….do të zgjohemi këtu gati për një ditë shkëmbimi kulturor, muzike! Pit-stop i radhës do të jetë në ora 11:00 ,Pedonale – Bulevardi Shën Gjergji !