Pak minuta më parë është shënuar një aksident në zonën e Terminalit në qytetin e Korçës, ku një makinë ka përplasur një këmbësor teksa po udhëtonte. Mësohet se i plagosuri është një 15 vjeçar i cili është plagosur në kokë dhe po ekzaminohet me tej në spitalin e Korçës.Menjëherë i riu i dëmtuar është dërguar drejt urgjencës. Burimet shpjegojnë se nuk ka probleme për jetën .
Policia është nisur drejt vendngjarje me qëllim zbardhjen e rrethanave.
