Një DJ grek është gjetur i pajetë në një tarracë lokali në qendër të Selanikut. Mediat vendave bëjnë me dije ,se 48- vjeçari DJ i njohur Antonios,është gjetur i pajetë në orët e vona të së martës. Ai po ndihmonte një kamarier për të rregulluar një mikser në momentin që ka rënë në kontakt me rrymën elektrike duke i marrë edhe jetën. Dj është dërguar në spital, por si duket ishte shumë vonë për të pasi kishte humbur jetën. Deri më tani në lidhje me këtë ngjarje janë shoqëruar 4 persona për të dëshmuar për vdekjen e tij.
