Ish-kryebashkiaku i Lushnjes Fatos Tushe, i cili është arrestuar për abuzim me tenderat i është drejtuar Apelit, për të kërkuar lirinë. Nëpërmjet avokatit të tij, gjykatës i është dërguar një shkresë ku pretendohet se Tushe e ka të pamundur të qëndrojë në qeli për shkak të problemeve shëndetësore. Sipas avokatit, ish-kryebashkiaku Tushe vuan prej vitesh nga sëmundje kardiake, diabet, gur në tëmth me kriza të vazhdueshme akte, alergji ndaj disa ushqimeve si dhe problemet me mushkërinë.
“Z. Tushe vuan prej vitesh nga sëmundje kardiake, diabet, gur në tëmth me kriza të vazhdueshme akute, nga mushkëria si dhe është alergjik/intolerant ndaj disa ushqimeve. Problemet shëndetësore të tij provohen nga të dhënat e pasqyruara në dokumentet e poshtëshënuara”, thuhet në shkresë.
Po ashtu ai ka deklaruar nuk është i rrezikshëm, dhe se është i gatshëm që të ofroj garanci pasurore që të lirohet.
