Aksident tragjik/Makina përplaset me motorin, ndërron jetë 30-vjeçari

Një ngjarje e rëndë është shënuar pas mesnate në Kamëz. Në bulevardin “Blu”, një makinë është përplasur me një motor, ku si pasojë ka humbur jetën drejtuesi i këtij të fundit. Policia sqaron se në timonin e makinës ka qenë 25-vjeçari R. M., ndërsa viktimë ka mbetur 30-vjeçari F. H.

“Me datë 22.07.2021, në bulevardin “Blu” mjeti me drejtues shtetasin R. M., rreth 25 vjeç, është përplasur me mjetin motorr me drejtues shtetasin F. H., rreth 30 vjeç. Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën drejtuesi i motorrit shtetasi F. H”, njofton Policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.