Dy lëkundje sizmike të njëpasnjëshme kanë goditur Greqinë këtë pasdite. Mësohet se tërmetet kanë qenë me një magnitudë prej 4.5 dhe 4.4 të shkallës Rihter. Sipas Emsc, tërmetet janë regjistruar ne pak sekonda diferencë në orën 16:16 të pasdites së sotme. Sipas Institutit Gjeodinamik , tërmeti i parë kishte epiqendrën e tij 24 km në jug-perëndim të Nisyros dhe një thellësi fokale prej 10 km. Tërmeti i dytë u përqendrua 22 km në jugperëndim të Nisyros dhe kishte një thellësi fokale prej 7.7 km.

Lekundje sizmike me magniture 3.2 te shkalles rihter jane rregjistruar edhe ne veriperendim te Korfuzit rreth ores 17:49 .Ndersa ne Shqiperi te shumta janë raportimet që kanë mbërritur se tërmeti është ndjerë edhe në jug të vendit ,kryesisht dhe Sarande dhe ne Gjirokaster.
Në muajt e fundit, në ishujt grekë, e po ashtu edhe në Turqi kanë qenë të shpeshta lëkundjet për shkak të tërmetit.

