OSHEE njofton se nesër nga ora 05:00 – 08:00, do të stakohet energjia në qarkun e Korçës. Ky stakim vjen si pasojë e investimit që po kryen OSSH për rikonstruksionin e Linjës Ajrore 35kV L30 – 26 Korçë– Maliq.
Njoftimi i plotë i OSHEE:
Njoftim për abonentët #Korçë
Stakim, 26 korrik
Në kuadër të investimit që po kryen OSSH për
rikonstruksionin e Linjës Ajrore 35kV L30 – 26 Korçë– Maliq”, në datën 26 korrik gjatë intervalit kohor 05:00-08:00 do të stakohet energjia në këto zona në Korçë:
Qendër, Bitinckë, Komuna Miras, Kapshticë, Bilisht, Liqenas, Progër, Pojan, Hoçisht, Vranisht, Stropan, Vishocicë, Baban.

