Një aksident tragjik ndodhi mëngjesin e sotëm në Kroaci, ku dhjetë shqiptarë nga Kosova humbën jetën në autostradën Bregana-Lipovac afër Slavonski Brod në Kroaci, teksa po ktheheshin nga Frankfurti për në Kosovë. Mediat kosovare raportojnë se në mesin e viktimave janë edhe dy femra nga komuna e Gjakovës, nënë e bijë. Bëhet me dije se vajza është 19 vjeç.

Raportohet po ashtu se viktima të aksidentit kanë mbetur Sevdail Rrustemi, Naser Sylemetaj, Launora Kolmekshaj, Hamet Hoxha, e Kujtim Kastrati.
Më poshtë janë fotot dhe të dhënat e të ndjerëve:
Valentina Binakaj

Erlinda Binakaj, vajza e Valentina Binakaj

Sevdail Rruatemi, 1973 Prapashticë e Epërme

Naser Sylemetaj, 1974 Gjakovë

Launora Kolmekshaj, 1982 Junik Deçan

Kujtim Kastrati, 1981 Radoste

Hamet Hoxha, 1966 Randobravë Gjakovë

Ndërkohë ende nuk ka informacione se kush janë tre personat e tjerë që humbën jetën në këtë aksident tragjik.
