Dëshmitë rrëqethëse nga aksidenti tragjik në autostradën Sllavonski Brod të Kroacisë, vijojnë ende. 10 shtetas kosovarë humbën jetën pasi autobusi doli nga rruga, ndërkohë që dhjetëra të tjerë u plagosën.Drilon Muji, një nga pasagjerët, i tha RTL se kishte vizituar babanë në Gjermani dhe se ishte duke u kthyer në shtëpi. Kur ndodhi aksidenti, ai ishte në gjumë dhe u zgjua nga goditja dhe britmat e pasagjerëve të tjerë.
Kur hapa sytë, pashë që dikush theu xhamin e autobusit dhe doli përmes tij, kështu që unë e ndoqa instinktivisht. Unë rashë nga kati i dytë i autobusit .Gjithçka ra poshtë. Të gjithë ne që ishim afër dritares, fluturuam jashtë. Njerëzit nuk ishin në shtëpi për shkak të pandemisë në dy vjetët e fundit dhe ata ishin shumë të lumtur, por këtu ata nuk u kthyen në shtëpi. Kur dola, mendova se kjo nuk ishte një ëndërr. Fillova të ndihmoj njerëzit, disa u plagosën, disa me dëmtime më serioze, disa kishin vdekur tashmë”, tha Muji.
Shumë prej tyre udhëtonin drejt vendlindjes për pushimet verore dhe askujt nuk ja merrte mendja se do të përjetonin ditën më të tmerrshme në jetë.
