Itali,Protesta në shumë qytete kundër detyrimit të “Pasaportës së Gjelbër”qytetarë: “Duam liri”

Sheshet në Itali janë mbushur me qytetarë që protestojnë për pasaportën e gjelbërt. Pikërisht ky dokument do i lejojë që të futen në ambientet e brendshme të bareve, restoranteve, stadiumeve apo muzeve. Por, qytetarët dhe pronarët e bizneseve nuk janë dakord. Me thirrjen “liri” protestuesit bashkë me pronarë biznesesh, kërkojnë që të jenë të lirë, pa pasur nevojë për certifikatën në fjalë.


Keshtu Nga Milano në Romë, Italia është përfshirë në një valë protestash që kundërshtojnë vendosjen e detyrueshme të pasaportës së gjelbër duke filluar bga 6 gushti. Lëvizja nisi në rrjetet sociale dhe u shtri në 80 qytete të vendit.

“Jemi delet e zeza që e kuptpojnë situatën e rëndë të skllavërisë mediatike së cilës po i nënshtrohemi. Një sistem me rregulla antikushtetuese që e privojnë jetën nga lëvizjet, me orare policore, maska e gjithë këto tallje të tjera që po a shkatërrojnë dinjitetin njerëzor. Të bashkohemi të gjithë. Nuk jemi qytetarë të serisë B. Mjaft diktaturës”. Janë këto fjalët që nxitën protestën në Telegram dhe në grupet Facebook, kundër vendimit të ri të Draghit për detyrimin e çertifikatës së vaksinimit për ata që duan të udhëtojnë, të shkojnë në kinema, apo të hanë në restorante.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.