Conference League/ Laçi shkruan historinë, kualifikohet per më tej… shorti e vendos përballë Anderlecht

Laçi ka arritur kualifikimin historik në Conference League. Pas rezultatit të përgjithshëm 1-0, dhe barazimit të sfidës së dytë, skuadra shqiptare kalon në turin tjetër ku do të ndeshet me Anderlecht-in e Belgjikës. Pjesa e parë u dominua nga kurbinasit, madje këta të fundit krijuan edhe raste për gol. Falë kundërsulmeve, Laçi i tregoi rumunasve të Craiova se do ta kenë të vështirë përballjen. Fitorja e pastër 1-0 në sfidën e parë i jep dhe më shumë qetësi e besim se mund t’ia dalin përballë një rivali me një buxhet shumë herë më të madh dhe të mbushur me lojtarë me shumë peshë.

Universitatea Krajova-Laçi 0-0


Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.