Modelja Aurela Hoxha ka publikuar për herë të parë foto me fëmijën e saj. Ajo ka shpërndarë disa foto në Instastory teksa mban fëmijën në krah.Të shumtë kanë qenë miqtë dhe ndjekësit që kanë uruar modelen e cila tashmë është bërë nënë. Kjo është hera e parë që modelja ka publikuar një foto të fëmijës së saj. Madje ajo është përpjekur që ta mbajë të fshehur, që në kohën që ka mbetur shtatzënë.

Një muaj më parë, mesohet se ajo ishte duke u marrë me procedurat ligjore të celebrimit dhe marrjes së rezidencës në Spanjë dhe ka qenë një sugjerim i avokates që ajo mos të publikojë detaje nga jeta e saj private, pasi mund t’i prishin punë.

Aurela dhe bashkëshorti i saj, Albani prej kohësh jetonin në Spanjë, por pas një ndarjeje të shkurtër që patën, modelja u rikthye në Shqipëri. Megjithatë, çifti arriti të zgjidhte mosmarrëveshjet me njëri-tjetrin dhe u rikthyen sërish bashkë.



