Dua Lipa zbarkon me jaht në Drimadhes (VIDEO)

Këngëtarja e njohur Dua Lipa dhe familja e saj, duket se kanë ndërmend të pushojnë gjatë në Shqipëri, pasi pas vizitës në Tiranë, ata janë zhvendosur në jug. Së fundmi në rrjetet sociale kete pasdite ajo është parë në një nga restorantet më në zë të Drimadhes. Veshur me një fustan me shumë ngjyra, Lipa zbret nga jahti dhe bëhet gati për tu afruar në zonën e mbushur me turistë.


Pas një vizite në plazhin e Drynmades Inn ata u ngjitën për të vizituar pjesën e fshatit turistik të Dhërmiut. Një fshat ky, pjesë e trashëgimisë kulturore dhe një nga fshatrat më të bukur të Shqipërisë.Këngëtarja me famë botërore së bashku me të afërmit e saj darkuan në një prej resorteve të sapo hapura, “Zoe Hora”. Ne restorant ata kanë shijuar disa nga ushqimet më të shijshme të detit.

Në foto duket se ylli i muzikës pop po shijon këtë darkë nën dritën e hënës, larg zhurmës dhe nën një atmosferë të ngrohtë pranë të dashurve të saj. Ky eshtë restoranti i parë që hapet në fshatin turistik, me një infiniti pool, dhe një pamje mbreslënëse të detit Jon. Ajo e përfundoi veshjen me një gjerdan rozë me rruaza i cili qëndronte rreth qafës së saj. Dua është aktualisht në një lidhje me vëllain e vogël e motrave model Bella dhe Gigi Hadid filluan të takoheshin në Qershor 2019, dhe që nga ajo kohë dyshja nuk i kanë ndalur postimet në rrjetet sociale ku ata duken më të dashuruar se kurrë.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.