Pusi nuk mjafton, Skënderbeu përmbyset nga pretendentët e Kosovës ,Gjilani!

Tekniku memelli ka vazhduar të testojë të gjithë futbollistët që ka në dispozicion pasi parësore për të është të shohë gjendjen e tyre fizike në këtë pjesë të sezonit. Keshtu Skënderbeu humbet miqësoren e dytë. Pas fitores 2-1 ndaj Maliqit, këtë të mërkurë në stadiumin Skënderbeu në Korçë në praninë e qindra tifozeve, bardhkuqtë u mposhtën 1-3 nga Gjilani i Ismet Munishit. Në pjesën e parë trajneri Migen Memelli hodhi në fushë formacionin më të mirë të mundshëm me emra si Ruçi, Victor, Mara, Murillo, Pusi e Bismark, fraksion të cilin Skënderbeu e mbylli me avantazhin 1-0 me gol të shkodranit Belajdi Pusi.


Në pjesën e dytë Memelli zëvendësoi titullarët me lojtarët e akademisë dhe futbollistët e afruar në provë dhe në këtë 45 minutësh Gjilani përmbysi shifrat duke shënuar tre herë dhe duke fituar këtë miqësore me shifrat 1-3. Skuadra kosovare e cila është pretendente në këtë edicion për trofe në Kosovë me emra të njohur nga Superiorja të cilëve u ka shtuar se fundmi dyshen Torasa-Kale.

Skënderbeu–Gjilani 1-3
Golat: Pusi 30’ / Progni 54’, Hajdari 76’, 84’

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.