Kylian Mbappe bën për ujë të ftohtë ,Real Madritin: “Ëndrra ime më e madhe është të fitoj Champion League me…”

Kylian Mbappé dërgon një mesazh të rëndësishëm teksa sezoni i ri është duke filluar. Sulmuesi francez, i intervistuar nga revista zyrtare e Paris Saint-Germain, tha: “Ëndrra ime më e madhe është të fitoj Ligën e Kampionëve me PSG, do të ishte diçka e jashtëzakonshme”.

Një deklaratë që mund ta mbajë larg Real Madridin, të paktën për këtë sezon. Mbappé, kujtojmë, ka një kontratë e cila skadon në qershor të vitit 2022. Sulmuesi ende nuk ka rinovuar teksa edhe drejtuesit presin që të nisin së shpejti negociatat ndoshta duke i rritur edhe rrogën.


Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.