Në kuadër të situatës pandemike të kohëve të fundit, Italia ka ndryshuar sërish rregullat e udhëtimit për vendet që nuk janë në BE. Ministri i Shëndetësisë në Itali, Roberto Speranza, ka firmosur rregullat e reja për frenimin e pandemisë në shtetin fqinj. Mediat vendase bëjnë me dije se vendet që nuk janë pjesë në Bashkimin Evropian, por që nuk bëjnë pjesë në vendet e riskut të lartë të rrezikshmërisë, si Shqipëria apo Kosova, do të lejohen të futen në Itali, duke respektuar një karantinë 5 ditore.
Ky afat është reduktuar në 48 orë për udhëtarët që vijnë nga Britania e Madhe apo Irlanda e Veriut. E detyrueshme do të jetë karantina 5 ditore për udhëtarët që vijnë nga Shqipëria. Për fëmijët deri në moshën 6 vjeç nuk është e detyrueshëm kryerja e tamponit molekular o antigjenik.Udhetimi në territorin italian me makinë private për një periudhë më shumë se 36 orë nuk e bën të detyrueshme minikarantinimi 5 ditor, shkruajnë mediat italiane.
