Sherr në Pogradec/ Babë e bir bëjnë për spital 45-vjeçarin

Një 45-vjeçar nga Pogradeci është dhunuar dhe goditur fizikisht, e si pasojë e plagëve të marra është dërguar për mjekim të specializuar në spitalin e Traumës në Tiranë. Policia ka arrestuar si të dyshuar një 60-vjeçar dhe ka shpallur në kërkim djalin e tij.

Informacion paraprak: 


Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit H. A., 60 vjeç, banues në fshatin Senishtë, Pogradec dhe shpallën në kërkim djalin e tij shtetasin N. A., 29 vjeç, pasi në fshatin Senishtë, këta shtetas në bashkëpunim me njëri- tjetrin, gjatë një konflikti për motive të dobëta dyshohet se kanë goditur fizikisht shtetasin Ç. C., 45 vjeç, banues në fshatin Buzaishtë, Pogradec, i cili u dërgua në Spitalin e Traumës Tiranë për mjekim të specializuar.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec për veprën penale “Plagosja e rëndë”, kryer në bashkëpunim.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.