Një krim brutal ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Dafni, periferi të Athinës. Sipas mediave greke, 40 vjeçari shqiptar e qëlloi 31-vjeçaren me thikë në qafë dhe më pas shkoi në polici për të treguar se çfarë bëri duke theksuar se ishte xheloz.Menjeherë pas kësaj policia shkoi në apartamentin e tyre, në katin e tretë dhe gjeti gruan të vdekur në një pellg gjaku në dhomën e tyre të gjumit. I akuzuari do të çohet në prokurori, ndërsa hetimi paraprak për rastin është duke u kryer nga Nën Drejtoria e Sigurisë së Athinës.

Burri vrasës kishte disa vite që administronte biznesin e tij në Daphne ndërsa bashkë me gruan fatkeqe kishin edhe një djalë. Fqinjët i thanë policisë se ata nuk kishin shumë të shoqërueshëm, dhe shkëmbenin vetëm një “mirëmëngjes” me ta.
Një prej tyre ka thënë:
Lexova në internet që zotëria që kishte fast-foodin në qendër vrau gruan e tij dhe e shokuar erdha për të parë se çfarë ka ndodhur. I njihja, burri dukej shumë i qetë edhe gruaja e tij, se di çfare ka ndodhur. Nuk i kisha dëgjuar ndonjë herë të zihen.”-tha një grua tjetër e lagjes.
Ndërkohë, një fqinj tjetër ka thënë:
Nuk ziheshin, nuk i kishim dëgjuar ndonjëherë të zihen, nuk e di..të qetë ishin të dy. Kishin një fast-food në qendër, shkonim atje gjithmonë ishin të buzëqeshur dhe të sjellshëm. S’di çfarë të them kam mbetur pa fjalë. Kishin vite që jetonin këtu, më shumë se 6-7 vite. Më duket e paimagjinueshme kjo që ndodhi.
