Një zjarr i madh ka përfshirë qytezën turistike të Ksamilit, ku është përfshirë nga flakët një pjesë e konsiderueshme e malit, që ndodhet shumë pranë zonave të banuara. Flakët janë përhapur masivisht, ndërkohë që era ndihmon në përhapjen e flakëve me shpejtësi, duke shkrumbuar zonën me shkurre. Mediat greke kanë publikuar pamje nga flakët që duken nga Korfuzi. Në video duken flakët e përmasave të mëdha ndërsa nuk dihet ende si janë përhapur ato. Zjarrfikësja eshte në vendngjarje për të penguar përjapjen e zjarrit në banesa të cilat për momentin nuk janë afër.
