Tronditet Janina/ Nipi mban disa muaj në bodrumin e banesës trupin e pajetë të tezes… për t’i marrë pensionin

Një tjetër rast ka tronditur opinionin publik grek. Këtë herë në Janinë, një 69-vjeçare u gjet e vdekur brenda një bodrumi në shtëpinë e saj nga Policia. Dyshimet janë ngritur nga fqinjët, pasi prej disa muajsh e moshuara nuk ishte parë në zonë. Ndërkohë në banesë policia ka gjetur nipin e viktimës, një burre 55-vjeçar. Viktima sipas policisë ka vdekur për shkaqe patologjike. Autoritetet kanë arrestuar nipin e viktimës, pasi akuzohet se e kishte mbështjellë trupin dhe e kishte futur në një valixhe, të cilën e kishte vulosur me ngjitës në mënyrë që të shmangte qarkullimin e aromës së rëndë,duke mos raportuar për vdekjen e saj në mënyrë që t’i merrte pensionin.


Policia njofton se në shtëpinë ku jetonte bashkë me tezen e saj janë gjetur 34 pilula pa recetë. Vihet re se ekspertiza mjeko-ligjore tregoi se vdekja e gruas ndodhi 2-3 muaj më parë, e moshuara kishte ndërruar jetë në dhjetëditëshin e dytë të majit ,ndërsa për shkak të dekompozimit të avancuar të trupit, nuk janë përcaktuar shkaqet e sakta të vdekjes së 69-vjeçares.Siç raportojnë mediat në Greqi, nipi i të moshuarës nuk është një personazh i panjohur për autoritetet. Ai njihet për një grabitje dhe tentative vrasjeje të kryer në mesin e viteve 1980. Ai ka bërë tre vite burg dhe është arratisur në vitin 1992. Në vitin 2006 ai u arrestua dhe u dërgua në burg për të vuajtur pjesën e mbetur të dënimit. Ndaj tij ka pasur edhe akuza për përdhunim.

Së fundmi, Nën Drejtoria e Sigurisë në Janinë, e cila kreu hetimin paraprak, ka urdhëruar një ekspertizë mjeko-ligjore, ndërsa personi i arrestuar do të dërgohet në Prokurorinë Publike të Janinës.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.