(Foto) I riu hidhet në det, thyen qafën dhe mbetet pa ndjenja ! Shpëtohet nga roja i plazhit

Një pushues është shpëtuar nga mbytja në plazhin e Spillesë nga rojet e plazhit. Pushuesi N.M. nga Kavaja është hedhur në det por ka dëmtuar qafën duke mbetur pa ndjenja. Në këtë moment ka ndërhyrë roja e plazhit, i cili shpëtoi të riun dhe pasi i ka dhënë ndihmën e parë për të shmangur dëmtimet e tjera ka lajmëruar ambulancën për trajtim të specializuar.

Lajmi është dhënë nga Federata e Vrojtuesve të Plazhit, të cilët gjatë sezonit turistik kanë shpëtuar mjaft jetë. Roja e plazhit është detyrim ligjor për çdo stacion plazhi, edhe pse në disa raste fatkeqësisht ata mungojnë.


Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Na ndiqni: