Një vit nga humbja e të ëmës/ Rama kujton prindërit e ndjerë: “Kur vdes babai bëhesh burrë, kur vdes nëna bëhesh fëmijë”

Kryeministri Rama paraditen e sotme ka kujtuar prindërit e tij të ndjerë. Përmes postimi në rrjetet sociale Rama ka publikuar një foto të varrit të prindërve të tij me një dedikim të ndjerë.

“Kur vdes babai bëhesh burrë, kur vdes nëna bëhesh fëmijë dhe kur të dy të shohin nga lart, lutesh të jesh i denjë për dashurinë e tyre…”, ka shkruar Rama.

Babai i Kryeministrit, skuptori i njohur Kristaq Rama, është ndarë nga jeta në vitin 1998 ndërkohë që Aneta Rama humbi jetën 1 vit më parë.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.