Gjatë ditës Florand Shehu, 39-vjeçari shqiptar i cili vrau bashkëshorten e tij Anisa Shehu mbërriti në gjykatën e Athinës për t’u njohur me masën e sigurisë pas krimit që kreu. Por në momentin që Shehu po shoqërohej nga policët për të hyrë në gjykatë, më shumë se 10 familjarë të saj hodhën shishe dhe gota uji në drejtim të tij ndërsa dy prej tyre u afruan për ta qëlluar me grusht në fytyrë por u penguan nga policia. Në videon e mëposhtme mund të dëgjoni edhe momentin kur ata e shajnë në shqip dhëndrin e tyre: “Qen m, të q* ropt”.
Kundër 39 vjeçarit shqiptar që kreu krimin makabër ndaj bashkëshortes së tij, Anisa Shehu prokuroria ka ngritur një çështje penale për vrasje me dashje dhe për armëmbatje pa leje. Pasi të merret sërish në pyetje do të vendoset nëse 39 vjeçari do të mbahet në paraburgim. Por ditën e djeshme kanë dalë në dritë detaje rrënqethëse nga dëshmia e tij në polici, pasi kreu krimin. Nga kjo dëshmi, rezulton se viktima rezistoi dhe luftoi për të parandalaur fatalitetin por pa ia dalë. Sipas një raporti në buletinin kryesor të lajmeve të OREN, bazuar në atë që autori i tha policisë, ai vrau gruan e tij brenda shtëpisë së tyre, ndërsa ajo ishte duke fjetur.
Vrasësi është shprehur:
”Shkova në kuzhinë mora një thikë nga sirtari dhe shkova në dhomë. Dera ishte e hapur pasi e kisha hequr çelsin 15 ditë më parë, në mënyrë që të mos mbyllej përsëri. Kur hyra në dhomë ajo ishte duke fjetur dhe unë nxitova të hidhesha mbi të. E gozhdova me majën e thikës një herë në qafë. Mbaj mend se ajo u zgjua dhe filloi të bërtiste dhe më pas i mbylla gojën. Ajo arriti të më kafshonte. Kur ajo ndaloi së rezistuari dhe së bërtituri, u ngrita dhe shkova në banjë. I hoqa rrobat dhe i hodha në shportë’.
‘’Më 11 korrik patëm një grindje shumë të ashpër. Sapo isha kthyer nga puna hyra në shtëpi dhe ajo ishte në dhomën e gjumit të fëmijës me derën mbyllur. E pyeta pse po e bëntë këtë dhë ajo u përgjigj: Unë do bëj çfarë të dua. Pas pesë minutash ajo hapi dërën dhe filloi të bërtistë, ndërsa lëviztë në mënyrë agresive drejt meje. E shtyva brenda dhomës dhe ajo ra në dysheme. E irrituar u ngrit dhe më goditi në fytyrë në korridor, pastaj bëra të njejtën gjë’ është shprehur 39 vjeçari shqiptar.
Sipas mediave greke mjeku ligjor ka konstatuar dëmtime të rënda prej dhunës fizike mbi viktimën në kohën që ajo ka qenë ende gjallë, ndërsa dyshohet se autori pasi e ka rrahur, me gjasa viktima ka qenë në gjendje të fikti, ndaj edhe nuk ka reaguar për tu mbrojtur në kohën që është goditur me thikë.
